Përplasjet e Universitetit, Bordi akuzon Rektorin: Ja çfarë bëri kundër nesh (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:09 19-02-2018 Përplasjet e Universitetit, Bordi akuzon Rektorin: Ja çfarë bëri kundër nesh (E PLOTË)

Prej disa ditësh mbarëvajtja dhe funskionimi i Universitetit të Tiranës është kthyer në një debat mjaft të nxehtë.

Ndërkohë, kritikave për rektorin Mynyr Koni përveç dekanëve i është bashkuar edhe Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, i cili është organi më i lartë kolegjial administrativ.  

Përmes një deklarate, Bordi akuzon Rektorin Koni se ky i fundit ka penguar Bordin dhe vetë administratorin e UT-së që të ushtrojë kompetencat e veta duke mosnjohur dhe refuzuar vendimet e bordit dhe administratorit.

“Rektori i UT-së që në momentin e konstituimit të Bordit të Administrimit nuk e ka njohur atë dhe administratorin, si dhe nuk ka protokolluar asnjë shkresë të administratorit dhe ka ndaluar protokollin e rektoratit që të jetë në funksion edhe të Bordit dhe të Administratorit.

Z. Koni në vijimësi ka shprehur në mënyrë shkresore, por dhe verbale, vullnetin e tij për të uzurpuar kompetenca administrative/financiare, funksione që ligji ia ka dhënë Bordit dhe Administratorit dhe penguar që ato të ushtrohen nga organet apo autoritetet e ligjshme.

Ka qenë shumë shqetësues fakti që  Z. Koni është më i fokusuar në çështjet financiare dhe administrative se ato akademike e në përpjekje të vazhdueshme për të mos njohur administratorin e UT si titullari administrativ dhe financiar i këtij institucioni.

Rektori Koni është ftuar disa herë për të realizuar mbledhje të përbashkëta me Bordin e Administrimit që në momentin e konstituimit të tij por asnjëherë nuk ka denjuar të marrë pjesë këto mbledhje.

Rektorit Koni i është kërkuar që si kryetar i senatit akademik të organizojë mbledhjen e përbashkët të Senatit me Bordin në fund të vitit buxhetor, detyrim ky që rrejdh nga ligji, por edhe kjo mbledhje nuk është organizuar prejt tij. Më poshtë po ju paraqesim një seri veprimesh apo mosveprimesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi nga Rektori i UT”, thuhet në deklaratë.

Në vijim, Bordi akuzon Rektorin se ka organizuar në bashkëpunim me disa punonjës administrativë në administratën e Rektoratit, pengimin për ushtrimin e funksioneve ligjore të Administratorit të komanduar duke mos lejuar futjen e Tij në zyrë prej datës 3 gusht deri në 4 tetor.

Në mënyrë të vazhdueshme Rektori ka penguar jo vetëm ushtrimin e detyrave të funksionale të Administratorit të komanduar dhe Administratorit aktual, por edhe ato të Bordit të Administrimit në menaxhimin e aktiviteteve të përditëshme të Universitetit të Tiranës.

Rektori i UT-së ka komanduar në detyrë punonjësit e administratës së Rektoratit dhe Fakulteteve (mbi 10 raste), pozicionet e punës të të cilëve lidhen vetëm me përmbushjen e detyrave administrative. Në tejkalim të kompetencave të tij ai ka lidhur dhe vazhdon të lidhë kontratat e punës me punonjësit administrativë, pika 5 të Ligjit për Arsimin e Lartë, Rektori ka kompetencë të nënshkruajë vetëm kontratat e punës të personelit akademik dhe ndihmës akademik në institucionet e arsimit të lartë;

Në shkelje të rëndë të ligjit, Rektori ka zbardhur një vendim të ndryshëm nga ai i miratuar në mbledhjen e Senatit ‘Për miratimin e buxhetit të UT për vitin 2017” dhe ka dërguar për shqyrtim në Bord vetëm 40% të materialeve shkresore të miratuara

Në përgjigje të kësaj situate Rektori, në tejkalim të kompetencave të tij, ka dhënë masa disiplinore ndaj kancelarëve të fakulteteve, me motivacionin: “Për moszbatim të detyrave të ngarkuara nga Rektori i UT-së, lidhur me zbatimin e kontratës me objekt “Shërbimi privat i sigurisë fizike të UT-së, Loti 1 dhe kontratës me objekt “Blerje, prodhim, instalim, pajisje dhe sisteme mobilimi për UT.

Bordi i Administrimit, pavarësisht pengesave të vazhdueshme nga ana e Rektorit ka funksionuar dhe do vazhdojë punën e tij në mbrojtje të institucionit nga shkeljet, abuzimet dhe paligjshmeritë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetja e Shkodrës e tronditur, lutet për tragjedinë: Zot, eja në ndihmë!
Xhafaj urdhëroi operacion special për lirimin e shqiponjës, avokati bën një propozim: Të kthehet në vepër penale »
Article Logic
Execution time: 0.013918161392212
array(1) { ["section"]=> string(89) "perplasjet-e-universitetit-bordi-akuzon-rektorin-ja-cfare-beri-kunder-nesh-e-plote-110767" }