Përplasjet mes tifozëve në “Asllan Rusi”, policia nis procedim penal për 4 autorët që nisën sherrin masiv

Publikuar tek: aktualitet, më 09:13 07-04-2017 Përplasjet mes tifozëve në “Asllan Rusi”, policia nis procedim penal për 4 autorët që nisën sherrin masiv

Pas sherrit masiv në stadiumin “Asllan Rusi” në Tiranë ku luhej ndeshja “Tirona-Vllaznia”, e për pasojë 10 persona u plagosën, policia nisi hetimet dhe ka nisur procedim penal për 4 të rinjë.

“Më datë 06.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G. A., 24 vjeç, Xh. Sh., 17 vjeç, R. B., 24 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Dritan Hoxha”, jashtë ambjentevë të pallatit te sportit “Asllan Rusi”, kanë goditur me grusht shtetasit F. S., 22 vjeç dhe E. T., 31 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar R. B., i’u gjet 1 flakadan”, thuhet në njoftimin e policisë, lidhur me këtë ngjarje.

Tifozët nisën përplasjet mes tyre pak minuta para ndeshjes, për supërkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr në komisariatin e Kavajës, digjet makina e efektivit dhe zbulohet shkaku
Favorizoi kanabisin, nis procedim penal për një tjetër zyrtar në Shkodër (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013102054595947
array(1) { ["section"]=> string(108) "perplasjet-mes-tifozeve-ne-asllan-rusi-policia-nis-procedim-penal-per-4-autoret-qe-nisen-sherrin-masiv-74378" }