Presidenti Ilir Meta thotë se nuk ka hequr dorë nga kallëzimi për kreun e KED Ardian Dvorani, i cili sipas tij është tallur me Reformën në Drejtësi.
Teksa fliste për ngërçin në Kushtetuese në një emision televiziv, Meta ka thënë se Dvorani do të bëhet shembull për të rikthyer besimin te drejtësia.
“Nuk kam hequr dorë nga kallëzimi për Dvoranin, kam pas dhe konferenca të tjera. Do bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi, që askush të mos tallet me reformën si në këto dy vitet. Faktet janë flagrante, dëmi është i madh, nuk bëj shaka për Kushtetuesen”, tha Meta.