Përplasjet te Drejtoria e Policisë së Tiranës, Balliu DEKLARATË të fortë: Pluralizmin do ta mbrojmë me gjak, sot protestë pa afat

Publikuar tek: aktualitet, më 11:13 10-10-2019 Përplasjet te Drejtoria e Policisë së Tiranës, Balliu DEKLARATË të fortë: Pluralizmin do ta mbrojmë me gjak, sot protestë pa afat

Flet për mediat ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili po proteston me banorët e Astirit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për tre shoqërimet.

Ish-deputeti bëri një deklaratë të fortë teksa tha se pluralizmin do ta mbrojnë me gjak.

Balliu u shpreh se tre protestuesit janë kapur nga policia padrejtësisht, ndërsa theksoi se banorët do ta vazhdojnë sërish protestën e përditshme në orën 18:30, por këtë herë pa afat.

"Janë arrestuar tre persona në mënyrë të paligjshme, anti kushtetuese, pasi nuk ka pasur asnjë përplasje dhe asnjë problem. Nuk ka asnjë ligj që ndalon të drejtën për të protestuar. Jeni i dezinformuar, pasi nuk është bllokim rruge, por protestë, këto janë në protestë, nuk ka lidhje bllokimi i rrugës.

Nuk do të dalë nipi i Spiro Kolekës që të rikthejë nenin 55, ata që janë arrestuar janë arrestuar kundërshtim të ligjit. Kur u ndaloi të drejtën për të protestuar, Spiro Kali. Ky provokim që u ka ardhur banorëve të Unazës mund të sjellë dhe cfarë do që të sjellë përplasje apo gjithcka tjetër erdhi gjithcka si shkak i provokimit të Ramës. Është Rama shkaktari që Rama është këtu. Banorët kishin 12 muaj në protestë pa asnjë incident, ndërsa ky i arrestoi, pasojat janë përgjegjësi e tij. Nuk e di cfarë do të ndodhë, por gjithcka ndodh është faji i tij.

Njësoj si 6-7 vite më parë PD e ka zgjidhur problemin me ata banorë, ndërsa ky kriminel nuk kërkon dialog me qytetarët, bën marrëveshje me banditët dhe çfarë presin. Përgjigja jonë ndaj bandave do të jetë e shpejtë e pamëshirshme.

Ne nuk bëjmë marrëveshje me bandit e kriminelë, ne bëjmë marrëveshje me qytetarët. Ne jemi në një moment delikat për hapjen e negociatave ndërsa ky ç’a bën shkon e arreston qytetarët. Ky nuk merret me kushtet e Europës por do të hapë vizat me Serbinë. I ftoj të gjithë aleatët tonë të flasin sot për të drejtat e qytetarëve, ne jemi pluralizëm dhe me gjak do ta mbrojmë pluralizmin në Shqipëri. U them policëve hapni sytë, pasi Rama është në ditët e fundit dhe ata që zbatojnë urdhrat do të mbajnë përgjegjësi. Sot protesta do të vijojë në 18:30 dhe nuk e di sa do të vijojë, do ta vendosin banorët", tha ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021240949630737
array(1) { ["section"]=> string(133) "perplasjet-te-drejtoria-e-policise-se-tiranes-balliu-deklarate-te-forte-pluralizmin-do-ta-mbrojme-me-gjak-sot-proteste-pa-afat-181479" }