Përplasjet te Parlamenti, policia shoqëron 7 protestues të opozitës

Publikuar tek: aktualitet, më 07:09 26-05-2019 Përplasjet te Parlamenti, policia shoqëron 7 protestues të opozitës

Pas përfundimit të protestës së opozitës, policia ka nisur shoqërimet. Mësohet se pak para mesnate në polici janë shoqëruar 7 persona.

Ata janë shoqëruar në komisariatin nr.1 në Tiranë, ndërsa akuzohen për incidentet e dhunës para Parlamentit. Sakaq, pas shoqërimeve në komisariat është drejtuar edhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi dhe përfaqësues të tjerë të forumit rinor.

Kujtojmë se pasi turma e protestuesve iu drejtua Parlamentit, disa prej protestuesve ndezën zjarr, dhe qëlluan me sende të forta në drejtim të policisë. Kjo bëri që FNSH të kalojë në gatishmëri duke ndezur edhe autobotët e ujit për largimin e turmës. Mirëpo, ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i cili është edhe organizator i protestës kërkoi nga protestuesit të mos përshkallëzonin më tej situatën duke dhënë mesazhe paqeje.

Theksojmë se përveç këtij incidenti ndryshe nga herët e kaluara protesta e mbrëmshme e opozitës ishte e qetë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072119235992432
array(1) { ["section"]=> string(73) "perplasjet-te-parlamenti-policia-shoqeron-7-protestues-te-opozites-165723" }