Përpunonin dhe shisnin drogë në lokalin me qera, arrestohen dy persona në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 09:09 17-10-2019 Përpunonin dhe shisnin drogë në lokalin me qera, arrestohen dy persona në Elbasan Foto ilustruese

Arrestohen dy persona në Elbasan për posedim, përpunim dhe tregtim të lëndës narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale J. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative “Shqiponjat” zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përpunimi”. Ata ushtruan kontroll në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh dhe kapën në flagrance dy personat ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndën narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.

Elbasan/ Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni “Përpunimi”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”. Sekuestrohet kokainë dhe disa peshore elektronike. Në pranga dy persona që posedonin, përpunonin dhe do tregtonin lëndën narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh përpunohej një sasi lënde narkotike kokainë për t’u hedhur në treg, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja” zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përpunimi”, si rezultat i të cilit u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

J.H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.

Shtetasit e sipërpërmendur, në fshatin Karakullak, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh janë kapur në flagrancë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.

Në kuadër të këtij operacioni policor u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 30 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës. Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve“, e kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02686882019043
array(1) { ["section"]=> string(87) "perpunonin-dhe-shisnin-droge-ne-lokalin-me-qera-arrestohen-dy-persona-ne-elbasan-182398" }