Sulejman Rustemi është anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Kavajës.
Sot ka gjetur kohën për të shkuar te familjet e varfra të komunitetit rom në periferi të qytetit. Nën nismën “Nda Kafshatën”, Rustemi u ka kërkuar të gjithëve që në këto ditë të ftohta të ndihmojnë sado pak në përmirësimin e jetës së kujtdo.
Ai ka cuar në këtë zonë disa batanije, që pjestarët e këtij komuniteti, të mos e ndjejnë të ftohtin. Dhe në gjithë videon e filmuar, përqafimi i gëzuar i fëmijës që vrapon zbathur nga gëzimi, duket se I ka emocionuar të gjithë.