'Përrallat e mallkimet tuaja janë kthyer në barsoleta', Elisa Spiropali përplaset me Neritan Cekën. Nuk kursen ironinë politikani: Po o Skënderbe po... (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 22:44 17-06-2019 'Përrallat e mallkimet tuaja janë kthyer në barsoleta', Elisa Spiropali përplaset me Neritan Cekën. Nuk kursen ironinë politikani: Po o Skënderbe po... (DEBATI)

Ministrja Elisa Spiropali dhe politikani Neritan Ceka janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin Open teksa flisnin për përgjimet e Bild, duke mos kursyer dhe ironinë ndaj njëri-tjetrit.

Ceka ka ndërhyrë teksa Spiropali fliste duke thënë se kishte një orë që e dëgjonte ndaj i bëri thirrje të mos vazhdonte me përralla, ndërsa menjëherë ia ka kthyer ministrja e Qeverisë duke i vënë në dukje deklaratën e një jave më parë.

'Përralla e mallkime thoni ju zoti Ceka aq sa jeni kthyer në barsoleta', ia ktheu ajo, ndërsa dhe politikani nuk e kurseu ironinë. 'Po o skendërbe po unë jam', iu kundërvu Neritan Cka.

DEBATI:

Ceka: Kam një orë që ju dëgjoj ndaj mos vazhdoni me përralla

Spiropali: Përralla e mallkime thoni ju zoti Ceka aq sa jeni kthyer në barsoleta

Ceka: Po o Skendërbe po unë jam

Ju kanë zbuluar me gjithë të zezat në përgjime

Spiropali: Ne jemi mbrojtur gjithë kohën, gjithë kohën jemi organizuar për të mbrojtur votën e shqiptarëve

Ceka: Na bëtë qesharak në sytë e botës, gjithë Gjermania e mori vesh kush jemi

Spiropali: I kemi kërkuar PD të ulemi në tryezë të përcaktojmë modalitetet për kodin e ri

Ceka: Po lëri ato, se dhe të huajt i keni bërë lolo

Spiropali: Monika Krryemadhi dhe zoti Vasili....

Ceka: Po lëre moj Monikën

***
Spiropali: Drejtësia do bëj punën e vet

Ceka: Po po me ato prokuroret që keni qëendisur ju

Spiropali: Ato dosje do mbyllen

Ceka: Dosjet tuaja keni mbyllyur

Spiropali: Basha edhe sot refuzoi sot ti përgjigjej prokurorisë

Ceka:  Dhe mirë beri

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18840718269348
array(1) { ["section"]=> string(157) "perrallat-e-mallkimet-tuaja-jane-kthyer-ne-barsoleta-elisa-spiropali-perplaset-me-neritan-ceken-nuk-kursen-ironine-politikani-po-o-skenderbe-po-debati-168634" }