‘Përse Anglia të përpin me sy?’ Media holandeze zbulon VUAJTJET e Kostantinit dhe mijëra refugjatëve të tjerë: Familjet na thonë se aty jeta është e mirë (REPORTAZH)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:06 24-10-2019 ‘Përse Anglia të përpin me sy?’ Media holandeze zbulon VUAJTJET e Kostantinit dhe mijëra refugjatëve të tjerë: Familjet na thonë se aty jeta është e mirë (REPORTAZH)

Gjetja e 39 kinezvë të vdekur në një kamion në Essex të Britanisë së Madhe është kthyer në një çështje madhore në Britaninë e Madhe.

Emigrimi i refugjatëve nga Europa Juglindore, Lindja e Mesme dhe e Largët, si dhe nga Afrika e Veriut është kthyer në një problem shqetësues për autoritetet angleze, por dhe për ato të Holandës.

Për median ‘’parool.nl’’ një refugjat shqiptar me emrin Kostantin rrëfen se përse shumë të rinj vendosin të emigrojnë drejt ‘’tokës së premtuar’’ duke lënë pas të kaluarën dhe vendlindjen.

Po kjo media bën një reportazh të fenomenit të depërtimit të refugjatëve nga portet e Holandës drejt Anglisë. Kostantini është një i ri shqiptar, i cili nuk arriti këtë verë të kalonte sukses kufirin anglo-holandez duke u detyruar të kthehet prapë në Shqipëri. Ai përdori një pasaportë false dhe pagoi mijëra euro për të garantuar kalimin pa problem në Angli.

‘’Ata (familjet e refugjatëve) thonë se Anglia është një vend shumë i mirë për të jetuar. Është toka e premtuar’’, tregon shqiptari.

‘’Parool.nl’’ shkruan se në Angli janë stacionuar plot 500 mijë refugjatë. Prej kohësh është evidentuar se ‘autostrada’ Holandë-Angli është kthyer në një pikë tranziti të favorshëm për kalimin e refugjatëve nga Holanda drejt Mbretërisë së Bashkuar. Të rinjtë që sfidojnë rrugët e gjata dhe të mundimshme si dhe kontrollet e rrepta të sigurisë vijnë nga shumë vende të botës: Shqipëri, Afganistan, Vietnam, Kinë, Irak dhe Sudan.

Media holandeze raporton se kontrollet në pikat doganore të Anglisë janë sofistikuar deri në vendosjen e gjurmuesve termikë. Në pikat kufitare janë përforcuar dhe gardhet si dhe janë shumë qenë. Frika më e madhe ndodh kur refugjatët futen poshtë kamionëve ose brenda frigoriferëve për t’i shpëtuar kontrolleve të rrepta të oficerëve kufitarëve.

Megjithatë, trafikantët e refugjatëve kërkojnë gjithmonë rrugë të tjera për të mundësuar dërgimin e refugjatëve në Angli. Rasti i fundit ku 39 kinezë u gjetën të vdekur brenda frigoriferëve të një kamioni tregon se nuk kanë funksionuar pikat e kontrollit në Irlandë, prej nga kamioni mbërriti në Angli.

Një arsye e fortë se përse shumë refugjatë zgjedhin si destinacion Anglinë vjen si pasojë e lidhjeve që prej kohës së kolonializmit kur ish-Perandoria Britanike ishte superfuqia më e madhe e botës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020123958587646
array(1) { ["section"]=> string(166) "perse-anglia-te-perpin-me-sy-media-holandeze-zbulon-vuajtjet-e-kostantinit-dhe-mijera-refugjateve-te-tjere-familjet-na-thone-se-aty-jeta-eshte-e-mire-reportazh-183349" }