Perse fola për kampin e Tepelenës? Pëllumb Xhufi: Nuk jam komunist, por jam i majtë

Publikuar tek: barometri, më 08:47 14-05-2018 Perse fola për kampin e Tepelenës? Pëllumb Xhufi: Nuk jam komunist, por jam i majtë Pëllumb Xhufi

Profesor Pëllumb Xhufi nuk përton të sillet si “polic” i historisë sa herë që mendon që ajo shtrembërohet.

I ftuar në KAPITAL në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, profesori thotë se nuk mund të durojë kur hidhet baltë mbi historinë e Shqipërise. Ky është rasti, sipas tij, kur disa duan me domosdo të thonë se në Shqipëri paska patur kampe shfarosëse si Aushvici.

Për t’i vënë “kapak” polemikave, profesor Xhufi thotë se kurresesi nuk mund të jetë kampi i përkohshëm i Tepelenës me i tmerrshëm se burgjet si ai i Burrelit. Nje pjese e ish-te pernjekurve nga regjimi komunist, sipas tij, sot mbajne qendrime antikombetare i pyetur lidhur me etiketsn “komunist” qs i vihet nga të djathtët, Xhufi thotë se as ka qenë dhe as është komunist. Por pohon me gojën plot se është i majtë, se është për një të majtë socialdemokrate dhe jo për komunizëm si ai që njohu Shqipëria dhe Rusia.

“Unë e di ç’është komunizmi, por jo ky yni por i Marksit…udhëqësit e Shqipërisë dhe vetë Enver Hoxha nuk e njihte teorinë marksiste…mbaj mend që edhe kur këndohej internacionalja socialiste udhëqësit nëpër tribuna dukej sheshit që nuk ia dinin fjalët…” Për Xhufin demokracia në Shqipëri, ashtu siç ishte edhe komunizmi, është një demokraci sui generis, krejt e vecantë, krej ndryshe nga të tjerat. “Elitat politike në Shqipëri nuk qarkullojnë. Në vendet fqinje ne 3 dekada kanë ikur dhjetera presidente e kryeministra, këtu te ne është si kënetë, thuajse asgjë nuk leviz. Populli është i zhgënyer, por nuk ka alternativë, nuk ka kë të ndjekë e të besojë”

Lidhur me rishikimet që i bëhen figurës së heroit kombëtar Skënderbeu, profesori shpërthen: “Janë disa delirantë, disa narcisë që nuk kanëhaber nga historia…ka të paktën 30 volume me dokumente që përmbajnë letërkëmbime të tij me mbretërit e princërit e Europës që tregojnë katërciperisht se kush ishte e çfarë përfaqësonte Skënderbeu. Si munden disa njerëz sot të mohojnë se jemi pasardhës të heroit tonë kombëtar?”

Profesor Xhufi nuk përmend me emer por nuk përmbahet për ndonjë historian, sot në pension, qe ka përmbysur 100% ato që ka shkruar në komunizëm për Ballin Kombëtar, Legalitetin dhe Luftën Nacionalçlirimtare, duke i shkruar 100% përmbys në kohën e pluralizmit politik. “Për mua keta duhen venë përpara përgjegjësisë ligjore për shtrembërim të qellimshëm të historisë së popullit tonë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028340101242065
array(1) { ["section"]=> string(87) "perse-fola-per-kampin-e-tepelenes-pellumb-xhufi-nuk-jam-komunist-por-jam-i-majte-120658" }