Përsëritja e zgjedhjeve të 30 qershorit, Gazment Bardhi i PD: Rama ka protokolluar dorëheqjen e 61 kryebashkiakëve

Publikuar tek: politike, më 20:35 29-01-2020 Përsëritja e zgjedhjeve të 30 qershorit, Gazment Bardhi i PD: Rama ka protokolluar dorëheqjen e 61 kryebashkiakëve Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thotë se kryeministri Rama ka protokolluar dorëheqjen e 61 kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

I ftuar në Abc News, ai ka thënë se nëse ka vullnet politik, mund të përsëriten zgjedhjet lokale me dispozitë kalimtare.

Xhafo: Ju jeni jurist i mirë, si mund të gjendet mekanizmi ligjor për të përsëritur zgjedhjet lokale, sepse janë 61 kryetar bashkie dhe ndonjëri mund ti thotë “Jo” Ramës?

“Nëse ka vullnet politik mund të krijohet dispozitë kalimtare, pra ka mekanizma ligjorë që e zgjidhin këtë. Edi Rama e pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit dhe për rrjedhojë dhe të të emëruarve të tij në krye të bashkive, pasi para kandidimit Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e tyre nëse do t’u kërkohej”, u shpreh Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, me miratimin e reformës zgjedhore do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale duke plotësuar kushtin e dytë të Bundestagut që është testimi i reformës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070710182189941
array(1) { ["section"]=> string(119) "perseritja-e-zgjedhjeve-te-30-qershorit-gazment-bardhi-i-pd-rama-ka-protokolluar-doreheqjen-e-61-kryebashkiakeve-193526" }