Përshkallëzimi i tensioneve SHBA - Iran, Izraeli përgatit ushtrinë në rast sulmi

Publikuar tek: bota, më 19:48 02-07-2019 Përshkallëzimi i tensioneve SHBA - Iran, Izraeli përgatit ushtrinë në rast sulmi Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yisrael Katz

Izraeli është duke u përgatitur për një përfshirje të mundshme ushtarake, në ndonjë përshkallëzim të tensioneve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, tha të martën ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz.

"Ne duhet të jemi të përgatitur për këtë, dhe kështu shteti i Izraelit vazhdon të përkushtohet në ndërtimin e fuqisë së tij ushtarake në rast se do t'i duhet t'i përgjigjet skenarëve të përshkallëzimit", tha Katz.

Raportet mes Iranit dhe SHBA-së janë tensionuar edhe më shumë, pasi të hënën u njoftua se, Teherani ka shkelur marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, nga e cila është tërhequr SHBA-ja në vitin 2018.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, tha se Irani tani kishte tejkaluar kufirin në rezervat e uraniumit të pasuruar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se “Irani po luan me zjarrin”, përderisa presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje Iranit të "zvogëlojë menjëherë" rezervat me uranium të pasuruar.

Izraeli ka inkurajuar administratën e presidentit Trump të shtyjë përpara me sanksione, duke parashikuar që Teherani do të rinegociojë një marrëveshje bërthamore më kufizuese. /REL

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013325929641724
array(1) { ["section"]=> string(84) "pershkallezimi-i-tensioneve-shba-iran-izraeli-pergatit-ushtrine-ne-rast-sulmi-170893" }