Përshkallëzohen tensionet mes Britanisë dhe Iranit, 'Rojet Revolucionare' tentojnë të bllokojnë anijet tregtare britanike

Publikuar tek: bota, më 23:45 11-07-2019 Përshkallëzohen tensionet mes Britanisë dhe Iranit, 'Rojet Revolucionare' tentojnë të bllokojnë anijet tregtare britanike

Britania tha të enjten se tri anije iraniane provuan pa sukses të pengonin kalimin e një anijeje tregtare britanike nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, në një zhvillim që mund të çojë në një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve rreth marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Anijet iraniane u tërhoqën pas “paralajmërimit” nga një anije e marinës britanike që shoqëronte anijen tregtare, thuhet në një deklaratë të qeverisë britanike. “Jemi të shqetësuar nga ky veprim dhe vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të ulin tensionet në rajon”, thuhet në deklaratë.

Rojat Revolucionare iraniane mohuan pretendimet, duke thënë se po të kishin marrë një urdhër për të kapur cilëndo anije, këtë do ta kishin bërë menjëherë.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars, transmetoi një deklaratë të Rojave sipas të cilave “nuk ka pasur asnjë përplasje me ndonjë anije te huaj, posaçërisht britanike”.

Incidenti u raportua një ditë pasi që presidenti iranian, Hassan Rouhani, paralajmëroi Britaninë se do të përballet me pasoja për shkak të konfiskimit në Gjibraltar të një anijeje iraniane që dyshohet se po transportonte naftë të papërpunuar në Siri, duke shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian. /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085649490356445
array(1) { ["section"]=> string(125) "pershkallezohen-tensionet-mes-britanise-dhe-iranit-rojet-revolucionare-tentojne-te-bllokojne-anijet-tregtare-britanike-171927" }