Përshkallëzohet lufta kundër basteve sportive, goditet një tjetër rast

Publikuar tek: aktualitet, më 16:34 15-01-2019 Përshkallëzohet lufta kundër basteve sportive, goditet një tjetër rast

Pas hyrjes së fuqi të ligjit për lojërave të fatit dhe bastet sportive, është përshkallëzuar edhe lufta e qeverisë ndaj këtij aktiviteti tashmë të jashtëligjshëm.

Burime nga Drejtoria e Policisë Tiranë konfirmojnë se më datë 9 janar është ndaluar qytetari Ilir Dokle, i cili është pyetur në lidhje me rolin e tij në organizimin e basteve sportive në vend. Dokle është aksioner i Eccobet, shoqëria kryesore e basteve sportive deri më 31 dhjetor, por njëherazi është dhe programuesi kryesor në Shqipëri për plataformat e basteve online.

Ndalimi i tij vjen në një moment kyç të luftës së qeverisë “Rama” me bastet ilegale online. Dokle ka dhe një shoqëri tjetër, Trinissoft, e cila merret pikërisht me zhvillimin e sistemeve të basteve. Pas 4 orësh pyetje, Dokle është lëshuar për t’u ndjekur më pas në gjendje të lirë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, raporton TemaTv.

Sakaq Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka reaguar së fundmi në bashkëpunim me AKEP-in për bllokimin dhe ndalimin e faqeve të internetit, që mundësojnë zhvillimin e basteve sportive online.

Platformat dhe sistemet e basteve sportive janë motori që fshihet pas faqeve online. Burime nga Drejtoria e Policisë sugjerojnë se në Shqipëri operojnë të paktën tre shoqëri të tilla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moti i keq, rekord pacientësh në spitalin e Shkodrës
Moti surprizon sërish, mësoni si do të jenë nesër tempteraturat »
Article Logic
Execution time: 0.012241840362549
array(1) { ["section"]=> string(76) "pershkallezohet-lufta-kunder-basteve-sportive-goditet-nje-tjeter-rast-148915" }