Përshkallëzohet ‘lufta tregtare’ mes SHBA dhe Kinës, paralajmërohet goditje e fortë e financave amerikane

Publikuar tek: bota, më 14:56 16-06-2018 Përshkallëzohet ‘lufta tregtare’ mes SHBA dhe Kinës, paralajmërohet goditje e fortë e financave amerikane Foto ilustruese

Lufta tregtare mes dy superfuqive industriale, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës përshkallëzohet më tej.

Shkak u bënë sanksionet e fundit të vendosura nga Uashingtoni ndaj importeve kineze. Shtëpia e Bardhë vendosi një tarifë prej 25% të mallrave kineze që tregtohen në SHBA, që kapin vlerën e 50 miliardë dollarëve. Kundërpërgjigja e Pekinit nuk vonoi dhe ishte reciproke.

Qeveria kineze njoftoi gjithashtu një listë të gjatë me produkte amerikane që importohen në Kinë, me vlerën e 50 miliardë dollarëve. Autoritetet në Pekin njoftuan se mallrat amerikane që përfshihen në listën e tarifave janë prodhime ushqimore, industria e automobilizmit madje.

Ndërsa në një moment të dytë Kina paralajmëroi se do të tarifojë edhe naftën, duke i dhënë një goditje të fortë financave amerikane. Linja e ashpër e tarifave të çelikut dhe aluminit e ndërmarrë nga Donald Trump, sipas ekspertëve ka në shënjestër pikërisht Kinën, pasi vendi aziatik është prodhuesi i 60% të çelikut botëror.

Vendimi i presidentit amerikan për të nisur një ofensivë sanksionesh ndaj Pekinit e ka vënë shefin e Shtëpisë së Bardhë në qendër të mediave aziatike. Një burrë i mençur ndërton ura, ndërsa budallenjtë ngrenë mure, shkruajnë mediat kineze.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01294994354248
array(1) { ["section"]=> string(109) "pershkallezohet-lufta-tregtare-mes-shba-dhe-kines-paralajmerohet-goditje-e-forte-e-financave-amerikane-124607" }