Prej dy ditësh studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ambjentet e fakulteteve përkatëse duke bojkotuar mësimin.
Ndërkohë, sot ata kanë përshkallëzuar protestën duke bllokuar dyert e fakulteteve me banka. Ndërkaq, një pjesë e të rinjve kanë zgjedhur të "ngujohen", duke qendruar të mbyllur në auditore, që siç thonë kjo situatë do të vazhdojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.
Studenët e fakultetit të Drejtësisë dhe ata të Ekonomikut janë të parët që kanë zgjedhur këtë formë proteste. Ndërsa janë mbështetur në të njëjtën formë edhe nga studentët e universitetit të Elbasanit.
Ndërkaq, sot ka pasur edhe përplasje mes të rinjve, sigurisë së fakulteteve dhe forcave të policisë. Një incident u regjistrua në fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku studentët kanë nxjerrë jashtë efektivët e policisë duke shkatuar edhe përplasje mes tyre.
Incidenti te Shkencat e Natyrës: