Përshkallëzohet TRAGJEDIA në Kanada: Deri më tani 4 të vdekur, arrestohet autori

Publikuar tek: bota, më 21:02 23-04-2018 Përshkallëzohet TRAGJEDIA në Kanada: Deri më tani 4 të vdekur, arrestohet autori Pajme nga vendngjarja

Pasditen e sotme u rikthye përsëri frika nga sulmet terroriste, kur një furgon hyri në një pedonale në Ontario të Kanadasë duke përplasur furishëm një turmë njerëzisht.

Sipas autoriteteve, incidenti ishte shumë mirë i organizuar, ndërsa deri më tani janë raportuar 4 të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur rëndë.

Policia në një deklaratë ka thënë se është ende herët për të dalë në konkluzionin e të prekurve nga kjo ngjarje, ndërsa ka thënë se është bërë i mundur arrestimi i autorit të ngjarjes, por pa dhënë asnjë të dhënë tjetër.

Sakaq grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po mbledhin provat e nevojshme për zhvillime të reja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012784004211426
array(1) { ["section"]=> string(85) "pershkallezohet-tragjedia-ne-kanada-deri-me-tani-4-te-vdekur-arrestohet-autori-118035" }