Persona të maskuar kanë grabitur një farmaci te “Rruga e Kavajës” në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht autorët kërcënuan farmacisten pastaj morën rreth 15000 lekë të xhiros ditore dhe u larguan. Sipas policisë dyshohet se personat kanë qenë të armatosur.
Policia arriti në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. (vijon)