'Personat që pijnë cigare kanë imunitet ndaj Covid-19', mjekja e njohur: Duhanpirësit dhe alkoolistët e kanë...

Publikuar tek: aktualitet, më 20:35 28-11-2020 'Personat që pijnë cigare kanë imunitet ndaj Covid-19', mjekja e njohur: Duhanpirësit dhe alkoolistët e kanë... Entela Kolovani

Në fillimet e pandemisë së koronavirusit, kur u pa se mushkëritë ishin organi më i prekur, rrjedhimisht ishin duhanpirësit ata që rrezikonin.

Më pas një studim hodhi hije me këtë fakt, duke thënë se e kundërta është e vërtetë, pasi muret e mushkërisë janë të dëmtuara nga duhani, dhe Covid-19 tenton të prekë organe të tjera.

Mjekja e njohur Entela Kolovani, e pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në “Kjo Javë” nëse personat që pijnë duhan kanë më shumë imunitet ndaj koronavirusit, tha se nuk ka studime të mirëfillta për diçka të tillë.

Ajo theksoi se duhanpirësit dhe alkoolistët e kanë më të vështirë që të kalojnë koronavirusin, sepse ata dëmtojnë mëlçinë dhe organe të tjera.

“Nuk ka studime të mirëfillta për të tilla raste, thonë se fumatorët e kanë të vështirë që të kalojnë Covid. Edhe personat që përdorin alkool rrezikojnë, sepse dëmtojnë mëlçinë”, tha Kolovani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EMRI/ Jetonte i vetëm në shtëpi, gjendet i pajetë një burrë në Rrogozhinë: Dyshohet të ketë vdekur para 3 ditësh
Gjermania dhuroi 200 palë këpucë për RENEAN, kreu i sindikatës së policëve: Efektivët vazhdojnë t’i blejnë vetë uniformat »
Article Logic
Execution time: 0.010211944580078
array(1) { ["section"]=> string(111) "personat-qe-pijne-cigare-kane-imunitet-ndaj-covid-19-mjekja-e-njohur-duhanpiresit-dhe-alkoolistet-e-kane-229475" }