PERSONAZH: Duararti Pëllumb, një jetë kovaç në Pazarin e Vjetër të Korçës, sot më i trishtuar se kurrë...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:39 27-11-2017 PERSONAZH: Duararti Pëllumb, një jetë kovaç në Pazarin e Vjetër të Korçës, sot më i trishtuar se kurrë...

Mjeshtri që shikoni në këto foto quhet Pëllumb Kovaçi. Në Korçë s’ka njeri që mos ta njohë mjeshtrin e të urtin 64-vjeçar i cili ka një dyqan po aq të vjetër sa Pazari i Vjetër i Korçës.

Pëllumbi, sot 64 vjeç, baba i dy djemve punon si kovaç prej 40 vitesh në Pazarin  e Vjetër. Një zanat i trashëguar ky ndër breza. Babai i Pëllumbit Petriti, gjyshi Xhevati, stërgjyshi...të gjithë kanë punuar si kovaçër dhe pikërisht nga zanati që ushtronin kanë marrë edhe mbiemrin Kovaçi.

Por sot, mjeshtri Pëllumb është më i shqetësuar dhe i trishtuar se kurrë. Ai druan se është i fundit që do ushtojë zanatin e trashëguar ndër breza pasi dy djemtë e tij as që kanë interes për këtë profesion që po zhduket ngadalë.

“E gjithë familja ime, babai, gjyshi, stërgjyshi e të tjerë më parë,  këtë zanat kemi pasur... Të dy djemtë e mi, nuk merren me këtë punë. Asnjëri nuk ka interes për zanatin e kovaçit. Nuk ka punë, ndaj s’kanë treguar interes”, thotë Pëllumbi për newsbomb.al duke na zbuluar kështu se puna e tij është në rënie dhe porositë nga klientët janë gjithnjë e më të rralla.

I palodhuri dhe duarati kovaç prej disa orësh sot është duke punuar një palë gërshërë dhe dukeqenë se nuk ka asnjë kërkesë tjetër, e gjithë vëmendje e tij është përqendruar këtu. Nuk i lëshon për asnjë sekondë nga dora dhe as nuk heq shikimin nga gërshëerët e tij ndërkohë që flet me ne.

“Po punoj një palë gërshërë. M’i kanë porositur nga fshati. Zejtarët janë ata që kërkojnë tek-tuk ndonjë vegël. Janë e vetmja klientelë që më ka mbetur në fakt”, rrëfen me trishtimin e pandarë që i lexohet në sy duararti Pëllumb.

Pavarërisht se Pazari i Vjetër i Korçës është mbushur me dyqane që promovojnë kulturën e artin, dyqani i kovaçit ka mbetur i palëvizshëm. Askush nuk guxon t’i prekë Pëllumbit gjërat e vjetra që mban në dyqan, e aq më pak pasionin për të punuar në zanatin e tij, ku me ç’duket ai do të jetë i fundit që e trashëgoi nga Kovaçët./ newsbomb.al.

ko.jpg

ko1.jpg

ko2.jpg

ko4.jpg

 

ko5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070791244506836
array(1) { ["section"]=> string(106) "personazh-duararti-pellumb-nje-jete-kovac-ne-pazarin-e-vjeter-te-korces-sot-me-i-trishtuar-se-kurre-100902" }