Personazhet e showbiz-it reagojnë për vrasjen e ish-menaxherit të “Babastars”: Do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:43 28-01-2021 Personazhet e showbiz-it reagojnë për vrasjen e ish-menaxherit të “Babastars”: Do t’mbetesh shoku ma i mirë e ma besnik

Vrasja e beiznesmenit dhe ish-menaxherit të grupit të “Babastars-ve”, Albert Krasniqi, ka tronditur mbrëmë Prishtinën.

Për lajmin e hidhur ka pasur reagime të shumta. Menjëherë pas tragjedisë me anë të një postimi në “Instagram” ka reaguar një nga miqtë më të ngushtë të Albertit, Skivi.

Ai shkroi: “Buddy nuk po m’besohet qe shkove. Pse kaq heret? Pse? Ne momentet me te mira e me te keqija gjithmone ke qene aty per mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku ma i mire e ma besnik qe e kom pas najher n’jete.U prefsh ne paqe”.

Reagim ka bërë edhe Stresi, i cili ka publikuar një foto me të ndjerin dhe shkruan se të gjithë ata që e janë njohur Albertin e kanë dashur.

“Kush te ka njoft tka dasht, me deshte Dhe te deshta Albert ! Kjo bote eshte e flliqt shihemi ne boten tjeter. Zoti Eshte I Madh ,” shkruan ai.

Gjithashtu Gold AG ka bërë një postim por që nuk ka shkurar por për të treguar trishtimin ka vendosur të emoji të trishtuara.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur mbëmjen e djeshme në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë. Babai  dyshohet si autor i kësaj vrasje, i cili është arrestuar dhe është sekuestruar pistoleta e krimit. “Ejani se e vrava djalin”, kështu e ka denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte. Burime për mediat atje bëjnë me dije se djali ka qenë problematik dhe ka ushtruar disa herë dhunë në familje, teksa mësohet se babai i ka kërkuar të vetëdorëzohet në polici, duke qenë se ishte i kërkuar nga autoritetet.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Screenshot_3.pngScreenshot_4.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtarja shqiptare publikon foton provokuese në rezidencën e Pablo Escobar në Meksikë
»
Article Logic
Execution time: 0.01310396194458
array(1) { ["section"]=> string(123) "personazhet-e-showbiz-it-reagojne-per-vrasjen-e-ish-menaxherit-te-babastars-do-t-mbetesh-shoku-ma-i-mire-e-ma-besnik-236694" }