Personazhi i Vitit në kopertinën e revistës 'Time', gratë që thyen heshtjen

Publikuar tek: bota, më 16:30 06-12-2017 Personazhi i Vitit në kopertinën e revistës 'Time', gratë që thyen heshtjen

Revista e famshme amerikane “Time” ka vendosur të zgjedhë për Personazhin e Vitit “Thyerset e Heshtjes”, një grup grash që vendosën të flasin hapur për abuzimet dhe ngacmimet seksuale.

Një lëvizje që është e lidhur ngushtë me hashtagun #MeToo (Edhe Unë), që shpërtheu në rrjetet sociale pas dyshimeve për ngacmim seksual nga regjisori hollivudian Harvey Weinstein ndaj aktoreve kryesisht në fillimet e karrierës së tyre.

Por revista “Time” thotë se hashtagu është pjesë e kopertinës por jo e gjitha. ‘Është ndryshimi social më i shpejtë që po ndodh në disa dekada”, tha kryeredaktori i revistës Edward Felsenthal.

Në kopertinë shfaqen sipas akrepave të orës, nga lart:

Aktorja Ashley Judd, këngëtarjaTaylor Swift, ish-inxhinierja e Uber Susan Fowler, lobistja e korporatës Adama Iwu dhe Isabel Pascual, një mbledhëse luleshtrydhesh nga Meksika.

24862482_1553008118116729_4557714770588557168_n.jpg

Ashley Judd denoncoi ngacmimet seksuale të regjisorit Harvey Weinstein, Taylor Swif fitoi një çështje gjyqësore kundër një DJ, të cilin e akuzoi se i kishte kapur të pasmet.

Ish inxhinierja e Uber 40-vjeçarja Adama Iëu, bëri që me akuzat e saj për ngacmim seksual të dorëhiqet shefi ekzekutiv i kompanisë. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012603998184204
array(1) { ["section"]=> string(79) "personazhi-i-vitit-ne-kopertinen-e-revistes-time-grate-qe-thyen-heshtjen-102183" }