PERSONAZHI I VITIT/ Nga Alba Kokalari, te gazetarët Kopliku e Baxhaku, dy bamirësit Naçi e Hajdari, Armando Duka e Luljeta Bozo, Liçaj apo parodisti Muhamet Lika e politikani Albin Kurti, NEWSBOMB hap votimet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:23 07-12-2019 PERSONAZHI I VITIT/ Nga Alba Kokalari, te gazetarët Kopliku e Baxhaku, dy bamirësit Naçi e Hajdari, Armando Duka e Luljeta Bozo, Liçaj apo parodisti Muhamet Lika e politikani Albin Kurti, NEWSBOMB hap votimet

NEWSBOMB.AL ka nisur sondazhin e personazhit të vitit. Ata janë persona që në një mënyrë ose një tjetër kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare të këtij viti.

Dhe janë njerëz që me historitë e tyre, kanë bërë që emri I Shqipërisë të përmendet në të gjitha mediat, kombëtare e ndërkombëtare, duke e ngritur lart zërin e Shqipërisë.

Përvec Albin Kurtit, që në mënyrën e vet me Vetëvendosjen solli “revolucionin” e vet në Kosovë, gjithë të tjerët janë personazhe që nuk kanë lidhje me politikën.

Kemi përzgjedhur Alba KOKALARIN, shqiptaren e pare që ulet në Parlamentin Evropian. Mbesa e Musine Kokalarit, mori mbështetjen dhe u votua nga qytetarët suedezë dhe u duartrokit nga shqiptarët.

Nuk mund të mos ishte këtë vit në këtë sondazh një koleg. Ndarja nga jeta e gazetarit Fatos Baxhaku pikëlloi shqiptarët këtë vit. Lidhja e tij me njerëzit dhe sjellja e tyre nëpër reportazhe, e ngre figurën e Baxhakut në një nivel tjetër të historisë së gazetarisë shqiptare.

Neritan Licajn nuk mund ta harrojmë kollaj. Eshtë aktori qëndrestar në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Rezistenca e tij dhe shumë kolegëve të tij treguan për forcën e madhe të aktorëve të shoqërisë civile ndaj projekteve ku komuniteti thotë fjalën e tij kundër.

E si mund të harrohet historia e Alvin Berishës, djalit shqiptar humbur në kampin Al Hol të Sirisë. Përpjekjet e gazetarit shqiptar Taulant Kopliku dhe emisionit Le Iene në Itali, bëri të mundur rikthimin në shtëpi të Alvinit, pranë të atit.

Do të ishte e paplotë kjo panoramë nëse nuk do të vendosej në sondazh emri i Armand Dukës, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Më në fund, Shqipëria ka një stadium kombëtar të parametrave ndërkombëtarë. Nëpërmjet këtij impianti modern, emri I Shqipërisë zuri vend edhe në faqet kryesore prestigjioze ndërkombëtare.

Nuk mund të mbetet jashtë këtij sondazhi emri I parodistit të Vlorës Muhamet Lika. Ai u nda nga jeta këtë vit, por personazhi I tij ka lënë gjurmë në memorjen e shqiptarëve. Humori I tij do të na mungojë, por ai vetë, do të mbetet në mendjet e shqiptarëve.

Ndoshta janë vënë në garë me njëri tjetrin, por pavarësisht kësaj, dy persona Elvis Naci dhe Arbër Hajdari në mënyrat e tyre kanë kontribuar sadopak në zbutjen e plagëve të varfërisë në vend. Të dy, kanë qenë këtë vit të përkëdhelurit e medias.

Nuk mund të harrojmë personazhin ikon të këtyre ditëve: inxhinieren 77 vjecare Luljeta Bozo. Pikërisht kur shpirtrat e shqiptarëve u lënduan nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit, Bozo ishte aty, active në cdo ekran, për të qetësuar shqiptarët.

Ju mund të votoni për personazhet tuaj të preferuar vetëm një herë. Deri në datën 28 dhjetor në orën 22.00. Mund të votohet vetëm një herë. Nëpërmjet votave tuaja, do të zgjedhim personazhin e vitit te NEWSBOMB, pavarësisht se secili prej tyre, ka dhënë kontributin e vet.

Për të dërguar votën tuaj: https://www.newsbomb.al/voto-personazhin-e-vitit-2019-188625

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075919628143311
array(1) { ["section"]=> string(209) "personazhi-i-vitit-nga-alba-kokalari-te-gazetaret-kopliku-e-baxhaku-dy-bamiresit-naci-e-hajdari-armando-duka-e-luljeta-bozo-licaj-apo-parodisti-muhamet-lika-e-politikani-albin-kurti-newsbomb-hap-votimet-188669" }