Personeli mjekësor refuzoi 50 mijë lekëshin, reagon Rama: Do paguajmë 1000 euro mjekët e infermierët në vijën e zjarrit, kush e ngatërron mos turpërojë bluzën e bardhë

Publikuar tek: politike, më 11:59 07-04-2020 Personeli mjekësor refuzoi 50 mijë lekëshin, reagon Rama: Do paguajmë 1000 euro mjekët e infermierët në vijën e zjarrit, kush e ngatërron mos turpërojë bluzën e bardhë Rama

Personeli i Urgjencës në Lezhë ka refuzuar sot shpërblimin që qeveria ka dhënë për muajin mars.

Personeli i Urgjencës së Lezhës ka marrë vetëm 50 mijë lekë të vjetra shpërblim për muajin mars, të cilin e ka refuzuar duke thënë se ky shpërblim duhet të shkojë për familjet në nevojë. Megjithatë ata shprehën zhgënjim që premtimi i Ramës për 1 mijë euro nuk u mbajt.

Ndërkaq ka reaguar Rama duke pohuar se 1 mijë euro do jenë vetëm për mjekët e infermierët në vijën e zjarrit. Kush e ngatërron këtë sipas tij, duhet të kthjellohet e mos ‘turpërojë bluzat e bardha’.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!

Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim”, shkruan Rama!

ed.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010125875473022
array(1) { ["section"]=> string(171) "personeli-mjekesor-refuzoi-50-mije-lekeshin-reagon-rama-do-paguajme-1000-euro-mjeket-e-infermieret-ne-vijen-e-zjarrit-kush-e-ngaterron-mos-turperoje-bluzen-e-bardhe-201698" }