Përtej Adriatikut fjalë zemre për Shqipërinë: Dikur shikonim anijet e tejmbushura që vinin në Itali, sot shikojmë mjekët dhe shpirtin e solidaritetit tuaj (Komente dhe reagime)

Publikuar tek: aktualitet, më 00:06 30-03-2020 Përtej Adriatikut fjalë zemre për Shqipërinë: Dikur shikonim anijet e tejmbushura që vinin në Itali, sot shikojmë mjekët dhe shpirtin e solidaritetit tuaj (Komente dhe reagime) 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë pas mbërritjes në Aeroportin e Romës

Ilir Xhafaj për Newsbomb.al

“Ne nuk jemi të pasur, por as pa kujtesë… shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun e tyre në vështirësi.” Kështu u shpreh dje kryeministri Rama, ndërsa përcolli drejt Italisë fqinje ekipin prej 30 mjekësh dhe infermierësh që do të shërbejnë në frontin e parë të luftës me koronavirusin, krah kolegëve të tyre në rajonin e Lombardisë.

Pavarësisht, ndihmës modeste që vendi ynë i ofroi Italisë mike në këto ditë të vështira për të, por dhe për ne po ashtu duke qenë se Shqipëria është vetë në luftë me koronavirusin, populli përtej Adriatikut e ka vlerësuar shumë. Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqet kryesore të mediave italiane, interaktiviteti dhe reagimet ndaj artikujve dhe lajmeve për ndihmën e Shqipërisë është dukshëm i lartë, pothuajse më i larti në krahasim me të gjithë artikujt e tjerë.

Lidhja dhe afrimiteti i dy popujve, atij italian dhe shqiptar, është shumë i hershëm. Miqtë e vendit fqinj kanë qenë kurdoherë pranë nesh në çdo rast krize e fatkeqësie, nga anijet e tejmbushura në vitet ’90 dhe më e afërta në tërmetin e 26 nëntorit. Ekipet e Emergjencave të Italisë mbërritën të parët në Thumanë e Durrës, madje aq i shpejt ishte reagimi i miqve tanë saqë mund të themi se ata ishin nën rrënoja para se autoritetet shqiptare të shkonin në pallatet dhe shtëpitë e rrënuara. Kjo jo për të nënvlerësuar punën e autoriteteve shqiptare, sepse edhe ato kanë bërë një punë shumë të madhe dhe përtej çdo orari, por për të treguar gatishmërinë maksimale të Italisë fqinje.

“Këta fqinj të shkëlqyer, punëtorë dhe të sjellshëm. Diçka që nuk e harroj, kur bënë bukë të shijshme, më dhanë edhe mua një copë”, shkruan një qytetare italiane.

Dy popuj aq të afërt saqë për italianët ne shqiptarët “jemi vëllezër e të tjerët bashkë me francezët e afërt territorialisht me ta, kushërinj.”

“Faleminderit miq shqiptarë, me këtë gjest treguat miqësinë tuaj të sinqertë dhe gjithë mirënjohjen tuaj ndaj italianëve që nuk do ta harrojnë ndihmën e këtij momenti. Miku shihet në momentin e nevojës dhe ju keni provuar se jeni në kundërshtim me "kushërinjtë" e tjerë të së kaluarës që vetëm kanë qenë në gjendje të tallen me ne dhe se tani në të njëjtin fat thonë se duan të jenë në anën tonë, unë pyes veten... Ku ishin më parë?”, shkruan një tjetër italiane në postimin e Correre Della Sera.

Screenshot_1.png

“Egoizmi nuk vjen nga Shqipëria. Një leksion për solidaritetitn. Faleminderit kryeministrit Edi Rama. Janë këto vlera fondamentale që Europa duhej të trasmetonte për atë që është në vështirësi”, shkruan ministri italian Di Maio ndërsa ndan një foto nga mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë dje në Aeroportin e Romës. Dje ministri i Jashtëm Di Maio doli vetë të priste ekipin shqiptar, ndërsa “thumboi” shtetet europiane duke shtuar se Shqipëria po tregonte ato vlera për të cilat lindi Bashkimi Europian, e ndaj sipas tij duhet të bëhej pjesë e tij njëherë e mirë.

Këtë foto sot Ministri Luigi Di Maio e ka vendosur foto kryesore në kohështrirjen e profilit të tij zyrtar në Facebook.

sjdjasd.png

“Shqipëria po vjen për të na shpëtuar. Faleminderit shqiptarë. Faleminderit Ministri Luigi Di Maio”, shkruan qytetare italiane në foton e shpërndarë nga ministri Di Maio teksa pret në Aeroportin e Romës ekipin shqiptar.

Solidaritetin human të Shqipërisë e vlerësuan lart dhe aktorët e tjerë politikë të Italisë.

Edhe ish-ministri Matteo Salvini ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në frontin e luftës në Italinë fqinje. Teksa njoftonte se kishte telefonuar kryeministrin Rama për ta falenderuar për atë që ai e ka quajtur “gjest i shkëlqyeshëm dashurie”, Salvini shtonte se me të mbaruar lufta me virusin korona do të vinte në Shqipëri për të takuar Ramën dhe popullin shqiptar.

“Faleminderit popullit shqiptar dhe qeverisë së tyre: duke dërguar mjekë dhe infermierë ata kanë treguar ndjeshmëri dhe zemërgjerësi që ne nuk do ta harrojmë", shkruan Salvini në Twitter.

jj.png

Edhe kryeministri i Italisë Giuseppe Conte ka zgjedhur të shpërndajë videon në të cilën kryeministri Rama mban një referat të shkurtër para mjekëve dhe infermierëve që u nisën dje drejt vendit fqinj, në gjuhën italiane, dhe shkruan “Faleminderit Shqipëri”. Video e shpërndarë nga kryeministri Conte ka krijuar gjithashtu një reagim shumë të lartë mes italianëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Itali.

Mbi 11 mijë komente dhe mbi 160 mijë pëlqime numërohen në këtë postim të kryeministrit Conte.

f.png

“Kam shërbyer në vitin 1991 në Shqipëri. Misioni i paqes, si vullnetar. Sot me këtë gjest modest prej tyre, ndihem shumë i kënaqur për atë që bëra. Do ta bëja përsëri me mijëra herë. Mirëmëngjesi. Ky është një mësim i madh në jetë dhe mbi të gjitha civilizim”, shkruan në koment një italian i quajtur Giovanni Navarra, e ndërsa shqiptarë të shumtë kanë pëlqyer komentin e tij dhe e ftojnë të vijë sërish në Shqipëri pasi ka ndryshuar shumë që nga viti kur ai ka shërbyer (1991), thonë ata.

Screenshot_3.png

“Ky fjalim i thjeshtë plot përulje, mirënjohje, dashuri është një nga më të fuqishmit që kam dëgjuar deri tani. Faleminderit vëllezër shqiptarë shpresoj që Italia nuk do ta harrojë”, shkruan Ciniza Moretti, në videon e fjalimit të Ramës të shpërndarë nga homologu Conte.

Departamenti i Mbrojtjes Civile të Italisë gjithashtu përshëndet ndihmën humanitare dhe sensibilizimin e Shqipërisë dhe teksa shpërndan fotot e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shkruan se kur vendi ynë u godit nga tërmeti i nëntorit ekipet italiane erdhën menjëherë.

“Në nëntor, një tronditje e fortë tërmeti goditi Shqipërinë. Makineria italiane e shpëtimit u mobilizua menjëherë, duke dërguar në vendngjarje mjekë, vullnetarë të mbrojtjes civile, teknikë dhe ekipe kërkimi dhe shpëtimi. Sot është Shqipëria që mbështet përgjigjen tonë ndaj urgjencës së koronavirusit me një ekip mjekësh dhe infermierësh që do të vendosen në Lombardi”, shkruan Mbrojtja Civile Italiane.

E për tu ndalur sërish të reagimi dhe interaktiviteti i postimeve në rrjetin social Facebook, publikimi i Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane ka marrë mbi 220 mijë pëlqime e 15 mijë komente falenderuese nga miqtë italianë për Shqipërinë dhe shpirtin e solidaritetit të popullit shqiptar.

ccsdf.png

E sigurisht ka pafund reagime të tjera për ndihmën modeste që Shqipëria i ofroi Italisë mike, dhe kjo as për tu dukur e as për falenderime, por për të treguar se ne dimë të jemi mirënjohës dhe kemi kujtesë.

Për ta mbyllur, kam zgjedhur komentin e një shqiptari që jeton në Itali dhe mes shumë komenteve të miqve italianë shkruan disa fjalë të cilat na përfaqësojnë të gjithë ne.

“Nuk ka nevojë që italianët të na falënderojnë. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë në krahasim me atqë ju keni bërë kur na hapët dyert e shtëpisë tuaj. 20 vjet më parë vendosa të jetoja në Itali do ta bëja përsëri një mijë herë ... FORZA ITALI. DO TË NGRIHESH EDHE MË BUKUR SE MË PARË.”

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010148048400879
array(1) { ["section"]=> string(179) "pertej-adriatikut-fjale-zemre-per-shqiperine-dikur-shikonim-anijet-e-tejmbushura-qe-vinin-ne-itali-sot-shikojme-mjeket-dhe-shpirtin-e-solidaritetit-tuaj-komente-dhe-reagime-200585" }