'Përtej MANDATEVE', Boçi ka një sqarim: Kufomat politike që varen sot në...

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 19-02-2019 'Përtej MANDATEVE', Boçi ka një sqarim: Kufomat politike që varen sot në...

Deputeti i PD, Luciano Boçi i është përgjigjur zërave që thonë se ka të tjerë që presin  për të marrë mandatet e lëna nga opozita.

Boçi sqaron se mandatet nuk janë personale por vullnet politik i forcës që i ka propozuar. Boçi i kujton atyre që pretendojnë të marrin mandate se pas djegies vjen hiri.

'Mandati është vullnet politik i zgjedhësit dhe shpreh mbështetje për ide e vizione politike.

Kur vullneti është i deformuar, për shkak të grabitjes, vjedhjes, blerjes ai nuk ka vlerë. Nuk ka as emër e as parti më. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen.

Pas djegies vjen hiri. E pas tij dëshira e përkushtimi për të ndërtuar jetën dhe të mirën', shkruan Boçi.

Postimi i plotë:

PËRTEJ MANDATEVE

Ka shumë debat se si shkon puna me mandatet që janë në lista.

Një debat shterpë që stimulohet kinse nga ato që duan të mbajnë me gajret njerëzit e të gënjejnë demokracinë.

Mandati nuk është person.

Mandati është vullnet politik i zgjedhësit dhe shpreh mbështetje për ide e vizione politike.

Kur vullneti është i deformuar, për shkak të grabitjes, vjedhjes, blerjes ai nuk ka vlerë. Nuk ka as emër e as parti më. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen.

Pas djegies vjen hiri. E pas tij dëshira e përkushtimi për të ndërtuar jetën dhe të mirën.

Kufomat politike që varen sot në mandate të deformuara, që ecin somnambul e që kafshojnë ç’të gjejnë përpara, janë zombit e fundit të epokës parapolitike që po kalojmë.

Gremina është destinacioni i paracaktuar i tyre.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024070978164673
array(1) { ["section"]=> string(75) "pertej-mandateve-boci-ka-nje-sqarim-kufomat-politike-qe-varen-sot-ne-153370" }