Në lulishten përballë Presidencës në Tiranë janë instaluar dy personazhe shumë të dashur për fëmijët Çufoja dhe Bubi Kaçurrel.
Instalacioni i ideuar nga artisti Eljan Tanini tashmë do të gëzojë të gjithë fëmijët e kryeqytetit.
“Ata të dy: ÇUFOJA DHE BUBI KAÇURREL
Pas 40 vjetësh krijimi, tani do të preken nga afër te Lulishtja karshi Presidencës. I inaguruam bashkë me Gaqo Bushakën, Andi Seferin Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Violeta Kilën Adm e Njësisë 5, dhe Emirën e Satin.
Kushtuar fëmijëve, që u rritën me përrallat dhe letërsinë e gjuhës shqipe.
Në nder të shkrimtarit Gaqo Bushaka, që krijoi këta personazhe të mrekullueshëm.
Për Çufon dhe Bubin Kaçurrel, që vazhdojnë të na edukojnë dhe zbavisin me aventurat e tyre të bujshme.
Origami iu dhurua qytetit të Tiranës nga Emira Zenelaj, më 20 Qershor 2018.
Konceptuar dhe ideuar nga Eljan Tanini.
Faleminderit Bashkia Tiranë”, shkruan Tanini.