Viron Robaj, 40 vjeç, skafisti shqiptar i 9 janarit në Karaburun, i dënuar me 25 vite burg për trafik të qenieve njerëzore, i konsideruar si përgjegjës kryesor për tragjedinë është arrestuar.
Më herët më (5 shkurt) policia e Vlorës arrestoi edhe dy punonjës policie që kishin pajisur me pasaportë false skafistin e shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 11 vitesh.
Leonel Begaj dhe Lirim Malaj ishin efektivët që i siguruan pasaportën biometrike skafistit Robaj me të dhënat e dikujt tjetër.
Gjykata e Vlorës e ksihte dënuar skafistin me 25 vite burg për tragjedinë ku humbën jetën 21 persona.
Virion Robaj u arrestua në Itali nëpërmjet identifikimit të gjurmëve nga ana e policisë . Skafistit iu sekuestrua pasaporta false dhe është duke u ekstraduar drejt Shqipërisë.