Përveç “call center” Drejtoria e Tatimeve sjell një shërbim të ri për sipërmarrësit dhe qytetarët

Publikuar tek: ekonomi, më 19:02 19-01-2017 Përveç “call center” Drejtoria e Tatimeve sjell një shërbim të ri për sipërmarrësit dhe qytetarët

Përveç Qendrës së Thirrjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sjellë dhe një shërbim tjetër të ri, “chat”-in. Në këtë mënyrë të gjithë qytetarët apo sipërmarrësit mund të kontaktojnë në kohë relale për çdo shërbim apo problem, raporton newsbomb.al.

Vetëm pak ditë më parë tatimet njoftuan se nisur nga nga muaji Shkurt, sipëmarrësit dhe qytetarët mund të marrin asistencë dhe informacion pa pagesë përmes Qendrës së Thirrjeve (Call Centre), shërbim ky i pari i këtij lloji.
Duke telefonuar Qendrën e Thirrjeve, tatimpaguesit dhe qytetarët do të marrin asistencë në kohë reale për çështje që lidhen me administratën tatimore pa qënë nevoja të prezantohen në sportelet e shërbimit të tatimpaguesve.  

Shërbimi do të ofrohet me dy turne nga e hëna në të enjte, prej orës 09:00-20:00 dhe të premten prej orës 09:00 deri në orën 16:00. Për të garantuar ofrimin e asistencës dhe informacionit të cilësisë së lartë është trajnuar një staf i dedikuar si dhe janë aplikuar për herë të parë sisteme të avancuara operative për trajtimin e thirrjeve. 
Qytetarët do të kenë mundësinë të përzgjedhin llojin e informacionit nëpërmjet shërbimit të përgjigjes automatike. 
Ky është edhe një hap i rëndësishëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në funksion të lehtësimit të komunikimit me tatimpaguesit dhe biznesin.

Shërbim nëpërmjet chat-it u ofrohet bizneseve në web-in zyrtar, www.tatime.gov.al dhe secili nga të interesuarit mund të logohet për të marrë info në kohë reale.

Logimi në chat kërkon një emër dhe një adresë email-i dhe çdokush, individ apo biznes, mund të drejtohet me pyetje rreth paqartësive që ka me legjislacionin tatimor dhe nga ana tjetër, operatorët tatimorë aktivizohen në kohë reale./Newsbomb.al/ 

tatimet.png

Chat-i me tatimet nëpërmjet email-it

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025768041610718
array(1) { ["section"]=> string(101) "pervec-call-center-drejtoria-e-tatimeve-sjell-nje-sherbim-te-ri-per-sipermarresit-dhe-qytetaret-66047" }