Violinisti Shkëlzen Doli drejton sot ansamblin filarmonik të Vjenës në një koncert madhështor që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Por në rradhët e filarmonisë të famshme është edhe një instrumentist tjetër shqiptar. Ai është Gridi Kraja, perkusionist (timpanist) kryesor në orkestrën e RTSH-së. Kraja, i cili ka dirigjuar disa koncerte si brenda edhe jashtë vendit, është zgjedhur për të plotësuar vendin e perkursionisit vjenez, i cili ka anuluar në minutën e fundit udhëtimin drejt vendit tonë.