Përzgjedhja e hetuesve në Byronë e Hetimit, reagon Ambasada e SHBA: Proces i vështirë, por i domosdoshëm për të gjetur më të mirët e Shqipërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:33 24-10-2020 Përzgjedhja e hetuesve në Byronë e Hetimit, reagon Ambasada e SHBA: Proces i vështirë, por i domosdoshëm për të gjetur më të mirët e Shqipërisë FotoArkive: Ambasada e SHBA ne Tirane

Ambasada e SHBA në Tiranë uron kandidatët të cilët kanë kaluar në fazën tjetër, në garën për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa e cilëson procesin si të vështirë.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, shkruan Ambasada.

Ndërkohë, dje BKH ka nxjerr dhe listën e kandidatëve që kanë kaluar testin e radhës, atë të aftësisë fizike dhe do t’i nënshtrohen testit të esesë me shkrim.

“Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23.10.2020, mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 26.10.2020, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Testi i Esesë do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2, bashkëlidhur.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri”, njofton BKH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Covid prek institucionet e reja të Drejtësisë, infektohet një anëtar i KPK, testohen 11 të tjerë, ndërpritet përkohësisht Vettingu
‘Rrugorët’ e Tiranës dëshkojnë shoferët te Rruga e Kavajës, vendosin 135 gjoba për 12 orë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013430833816528
array(1) { ["section"]=> string(147) "perzgjedhja-e-hetuesve-ne-byrone-e-hetimit-reagon-ambasada-e-shba-proces-i-veshtire-por-i-domosdoshem-per-te-gjetur-me-te-miret-e-shqiperise-224985" }