Përzgjedhja e kandidatëve për deputet në PD, Nishani: Skualifikimi u bazua në këto kritere

Publikuar tek: aktualitet, më 21:12 26-10-2020 Përzgjedhja e kandidatëve për deputet në PD, Nishani: Skualifikimi u bazua në këto kritere Bujar Nishani

Kreu i Këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka zbuluar procesin e ndjekur për përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  

Në studion “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ish presidenti tha se përzgjedhja e tyre është bërë përmes plotësimit të disa pikave, duke treguar dhe kriteret ku është bazuar skualifikimi nga ana e komisionit të vlerësimit. Ai ka theksuar se një kriter shumë i rëndësishëm ka qenë integriteti personal i tyre. 

‘"Metodologjia është përzgjedhur nga kriteret e bëra nga Këshilli kombeëtar. Me kritere janë formularët e prezantimit të kandidatëve. Është vlerësuar formimi qytetar, shoqëror intelektual politik i secilit prej kandidatëve. çfarë lidhjesh kontaktesh dhe relacionesh ka me zonën ku është propozuar. Më pas performanca e tij në ecurinë e tij, Arsimi i lartë dhe pasuniversitar. Karriera.

Një kriter shumë i rëndësishëm ka qenë integriteti personal i tyre. Shqyrtohej pasuria që kanë deklaruar dhe burimi i kësaj pasurie. Raportet që kanë pasur me ligjin gjatë gjithë jetës së tyre. Kriter i rëndësishëm qëndrimet dhe relacionet që vinin nga strukturat e PD. Padyshim që kemi shqyrtuar me një realizëm sa më afër. ky ka qenë dhe kompleksi i kritereve", tha Nishani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË/ Vetëvritet me armë zjarri 33 vjeçarja në Tiranë, në hetim 4 të afërm për fshehjen e armës
Lleshaj nga Libani: Kemi kontaktuar me 25 shqiptarë në kamp, por morëm 5. Fëmijët atje janë të terrorizuar, me sy të shuar dhe pa shpresë... »
Article Logic
Execution time: 0.013467073440552
array(1) { ["section"]=> string(95) "perzgjedhja-e-kandidateve-per-deputet-ne-pd-nishani-skualifikimi-u-bazua-ne-keto-kritere-225271" }