Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, reagon ashpër ish-kreu i degës së PD në Kukës: Po fusin hundën intelektualët, kjo është e turpshme!

Publikuar tek: politike, më 18:07 25-09-2020 Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, reagon ashpër ish-kreu i degës së PD në Kukës: Po fusin hundën intelektualët, kjo është e turpshme! Ibsen Elezi

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në qarkun e Kukësit, nga Partia Demokratike.

Përmes një shënimi në rrjete sociale, ai thotë se ka parë shumë persona të ashtuquajtur ‘intelektualë” që u kërkojnë anëtarëve të PD të mbështesin ‘X’ apo ‘Y’.

Sipas tij kjo është e turpshme dhe një proces fundosjeje.

“Mos i fut hundet ku s’mer vesh ! Shoh shume ‘intelektual’ qe ju kerkojne anetareve te PD te mbeshtesin ‘X’ apo ‘Y’.

O ju hengert delja, po si te mbeshtesin ata ‘X’ apo ‘Y’, se i coroditet njerzit. Ky nuk eshte proces mbeshtetje sic duhet te ishte normalisht, por proces fundosje. Po ndodh sot ne Kukes, dhjetra perkrahes te ‘X-it’ u kerkojne anetareve te votojne kunder ‘Y’, dhe dhjetra mbeshtetes te ‘Y’ u kerkojne te votojne kunder ‘X’. Kjo eshte e turpshme, te fusesh institucionalisht frymen e urrejtjes eshte e patolerueshme dhe demorkatet sdo jua falin”, shkruan Elezi në një postim në rrjetet sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010012865066528
array(1) { ["section"]=> string(142) "perzgjedhja-e-kandidateve-per-deputete-reagon-ashper-ish-kreu-i-deges-se-pd-ne-kukes-po-fusin-hunden-intelektualet-kjo-eshte-e-turpshme-221663" }