Pesë ekonomitë më të mëdha të Evropës paralajmërojnë Trump: Ç’pritet të sjellë reforma tatimore

Publikuar tek: bota, më 15:10 14-12-2017 Pesë ekonomitë më të mëdha të Evropës paralajmërojnë Trump: Ç’pritet të sjellë reforma tatimore

Pesë ekonomitë më të mëdha të Europës kanë paralajmëruar Donald Trump se planet për reformën tatimore masive në SHBA mund të përfundojnë duke shkelur rregullat ndërkombëtare të tregtisë.

Ministrat e Financave nga Gjermania, Franca Britania dhe Spanja jane të shqetësuar për disa politika të taksave që ka ndërmarrë Presidenti Amerikan Donald TRUMP pasi mund të dëmtojnë ekonominë globale.

Në një letër për Sekretarin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Steven Mnuchin, ministrat thanë se rishikimi i taksave mund të rrezikonte seriozisht tregtinë e vërtetë dhe flukset e investimeve' midis Evropës dhe Amerikës, raporton Associated Press, shkruan newsbomb.al.

Ata thonë që reformat tatimore të Trump mund të jenë projektuar për t’i dhënë kompanavie Amerikane një avantazh ndaj rivalëve të huaj.

Ministrat e huaj përfshirë këtu dhe atë të Britanisë së Madhe thanë se masat e marra mund të "diskriminojnë" në një mënyrë që do të ishte në kundërshtim me dispozitat e Organizatës Botërore të Tregtisë .

Një nga propozimet e Presidentit Trump është që kompanitë amerikane të detyrohen të paguajnë një taksë prej 20 përqind për kompanitë e huaja duke i detyruar ata në këtë mënyrë që të shpenzojnë para më shumë tek firmat amerikane. M.Ç/ newsbomb.al

Ministrat në letren e drejtuar sektretarit të thesarit të SHBA theksojnë se kjo do të ndikojë në marrëveshjet e vërteta tregtare për shkak se do të zbatohej vetëm kur bëhen pagesa për mallra dhe shërbime të huaja .

Letra paralajmëron se "është e rëndësishme që të drejtat e qeverisë së SHBA mbi politikën e brendshme tatimore të ushtrohen në një mënyrë që i përmbahet detyrimeve ndërkombëtare për të cilat ka  nënshkruar" sepse këto plane thyejnë rregullat e organizatës botërore të tregtisë .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia turke bllokon 60 kilogramë tritol në qendër të Stambollit
Sulm makabër në Akademinë e Policisë, 17 të vdekur dhe 20 të plagosur në Somali »
Article Logic
Execution time: 0.011641979217529
array(1) { ["section"]=> string(101) "pese-ekonomite-me-te-medha-te-evropes-paralajmerojne-trump-c-pritet-te-sjelle-reforma-tatimore-103067" }