Gjermania u trondit dje, pas sulmit me makinë të një personi ndaj qytetarëve këmbësorë në qytetin Trier.
Mediat e huaja bëjnë me dije se nga sulmi mbeten të vdekur 5 persona, mes tyre edhe një foshnjë nëntë muajsh.
Policia arriti të arrestonte autorin, i cili ishte një 51-vjeçar gjerman.
Mësohet se 51-vjeçari ishte në gjendje të dehur kur ka kryer sulmin e rëndë dhe se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Sakaq, kancelarja gjermane, Merkel e tronditur për sulmin u shprehu ngushëllimet e thella familjeve të të prekurve.