Pesha e racizmit mbi supe, koha për ta harruar: Ius Soli një e drejtë për barazi sociale (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 12:30 04-10-2017 Pesha e racizmit mbi supe, koha për ta harruar: Ius Soli një e drejtë për barazi sociale (VIDEO)

Emigracioni masiv i viteve 90’ drejt shtetit italian i dha mundësinë shumë shqiptarëve të fillonin atje një jetë më të mirë.

Mijëra prej tyre mbërritën në brigjet e Puglias dhe me kalimin e viteve u integruan dhe u bënë komuniteti i dytë i të huajve në Itali.

Videoreporteri shqiptar në Toscana Arbër Agalliu nëpërmjet një video shpjegon se çfarë përmban ligji Ius Soli. Ai ka dy vjet që lufton me manifestime, intervista dhe propagandë për aprovimin e ligjit nëpërmjet organizatave “Italia sono anche io” dhe “Italiani senza cittadinanza”.

Më 5 shkurt 1992 në parlament miratohet ligji i shtetësisë italiane që njihet ndryshe dhe si ligji me nr. 91.

Ky ligj do të mbante peng qindra fëmijë emigrantësh.

Shumica e fëmijëve kanë lindur në Itali por kjo nuk i mjafton shtetit Italian për t’i dhënë nënshtetësinë atyre dhe ata quhen seconda generazione, që do të thotë brezi i dytë i emigrantëve dhe pse ata nuk kanë emigruar si prindërit e tyre dhe përballen prej vitesh me një racizëm institucional. Duhet të presin deri në 10 vjet për të marrë nënshtetësinë dhe janë peng i ligjit.

Në ndihmë të tyre do të vijë reforma Ius Soli që njihet ndryshe si reforma e ligjit të nënshtetësisë që ka 2 vjet që është aprovuar nga parlamenti italian por ende nga Senati.

Nëpërmjet kësaj reforme do t’iu jepej nënshtetësia 815.000 të rinjve të cilët janë fëmijë të lindur në Itali por me prindër me shtetësi të huaj ku të paktën njëri prej tyre të jetë më punë të sigurt dhe vendbanim të deklaruar në Itali.

Edhe fëmijët që kanë ardhur në Itali mbas moshës 12-vjeçare kanë të drejtë të aplikojnë për këtë ligj.

Ndërsa ata që i përkasin moshës 12-18 vjeç do të përfitojnë IUS CULTURE por duhet të kenë jetuar 6 vjet në Itali dhe të kenë mbaruar një arsim 5-vjeçar.

 Kjo reformë që në vendet e tjera është realizuar 10-20 vjet më parë iu jep mundësinë fëmijëve emigrantë që të jenë të barabartë me bashkëmoshatarët italianë dhe të përfitojnë të drejtat njësoj me ta.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012027025222778
array(1) { ["section"]=> string(98) "pesha-e-racizmit-mbi-supe-koha-per-ta-harruar-ius-soli-nje-e-drejte-per-barazi-sociale-video-94694" }