Peshkatarët me varkë shpëtojnë nga mbytja një person afër ishullit të Sazanit, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 10-08-2020 Peshkatarët me varkë shpëtojnë nga mbytja një person afër ishullit të Sazanit, dërgohet me urgjencë në spital Ilustruese

Disa peshkatarë që kishin dalë për të peshkuar me një anije peshkimi kanë shpëtuar nga mbytja një person ën afërsi të ishullit të Sazanit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, ndërsa personi i shpëtuar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i qytetarit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej, i cili po transportohet drejt Portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010968923568726
array(1) { ["section"]=> string(115) "peshkataret-me-varke-shpetojne-nga-mbytja-nje-person-afer-ishullit-te-sazanit-dergohet-me-urgjence-ne-spital-216683" }