Peshkonin ilegalisht në ujërat shqiptare, bllokohen dy mjetet lundruese si dhe procedohen dy grekët babë e bir

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 17-02-2017 Peshkonin ilegalisht në ujërat shqiptare, bllokohen dy mjetet lundruese si dhe procedohen dy grekët babë e bir

Policia Kufitare e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestrua 2 mjete lundruese si dhe po procedohen 2 shtetas grekë në gjendje të lirë, të cilët u kapen në flagrancë duke lundruar me njërin nga mjetet, me qëllim peshkimi në ujërat territoriale shqiptare.

Njoftimi i Policisë:

Sot më datë 17.02.2017, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në drejtim të Ftelesë ka hyrë një mjet lundrues grek dhe po peshkon në ujërat tona, menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, filluan kërkimet dhe u konstatua se:

Tek vendi i quajtur "Ishulli i Francezit" rreth 0.8 milje në ujërat tona u konstatua një mjet lundrues tip Gomone, me gjatësi rreth 5 m, me mbishkrimin "ORIZON" me dy shtetas grekë në bord:

A.F., 41 vjeç

2- S.F., 13 vjeç (babë e bir).

 Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, bëri të mundur kapjen në flagrancë të këtyre dy shtetasve grekë, si dhe bllokimin/sekuestrimin e mjetit lundrues, me dy motora të markës "Mariner" 40 HP dhe "Suzuki" 25 HP.

Ndaj këtyre shtetasve ka filluar procedimi penal për veprat penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror" dhe "Peshkimi i ndaluar". (Nenet 297 dhe 204, të Kodit Penal).

Gjithashtu, në Gjirin e Portonovës, pranë një terreni shkëmbor u gjet në buzë të detit i braktisur një mjet tjetër lundrues tip Gomone, me gjatësi 4.8 metra, pa mbishkrim dhe me një motor të markës "Yamaha" 50 HP.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet nuk u konstatua ndonjë material apo send i kundraligjshëm.

Policia ka bërë sekuestrimin e këtij mjeti. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të këtij mjeti lundrues.

16776727_10209072416629603_1052313937_o.jpg16776956_10209072414869559_631056286_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja me Top Channel, Noizy e përjetëson në tekstin e këngës së fundit (Teksti)
Skandaloze! Gruaja e gazetarit shqiptar dhunohet te dera e shtëpisë në sy të dy fëmijëve të mitur »
Article Logic
Execution time: 0.011935949325562
array(1) { ["section"]=> string(115) "peshkonin-ilegalisht-ne-ujerat-shqiptare-bllokohen-dy-mjetet-lundruese-si-dhe-procedohen-dy-greket-babe-e-bir-69082" }