“Peshku i dytë në rrjetë”, kush është gjyqtarja që do i nënshtrohet VETTINGUT para Komisionit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:52 30-03-2018 “Peshku i dytë në rrjetë”, kush është gjyqtarja që do i nënshtrohet VETTINGUT para Komisionit

Gjyqtarja Vitore Tusha

Pas Fatos Lulos, gjyqtar i Kushtetues, i cili u shkarkua nga KPK një tjetër gjyqtare do të dalë përpara trupës gjykuese për t’u rivlerësuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën me dije se më datë 4 prill do të zhvillohet seanca e dytë dëgjimore për gjyqtaren Vitore Tusha. Kjo e fundit është anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Seanca dëgjimore e rivlerësimit do të zhvillohet në 4 prill në orën 11:00 me trup gjykues Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine.

Kujtojmë se Tusha nuk është e panjohur, më herët ajo është diskutuar në media se SHBA i ka revokuar asaj vizën, ndonënse gjyqtarja e mohoi një gjë të tillë. Po ashtu edhe Gjykata Kushtetuese në një reagim e përgënjeshtroi një lajm të tillë.

Mbetet për t’u parë nëse Vitore Tusha do të jetë “peshku i dytë në rrjet”, pas shkarkimit të Fatos Lulos.

Njoftimi i KPK: 

fotoooo.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditën punonte si PUNETOR NDERTIMI, por natën shpërndante drogë (Historia e shqiptarit në ITALI)
Reagon ashpër Erdogan për organizatën Feto: Do kërkojmë llogari »
Article Logic
Execution time: 0.013338088989258
array(1) { ["section"]=> string(97) "peshku-i-dyte-ne-rrjete-kush-eshte-gjyqtarja-qe-do-i-nenshtrohet-vettingut-para-komisionit-115054" }