Peshku me kokën transparente, ku mund të shohësh brenda kafkës (Video)

Publikuar tek: bota, më 22:51 19-04-2016 Peshku me kokën transparente, ku mund të shohësh brenda kafkës (Video)

Nuk është e vështirë të dini se çfarë kalon në kokën e një peshku Macropinna Microstoma …, për shkak se koka e tij është tërësisht transparente. 

Kjo krijesë interesante është lehtësisht e identifikueshme për shkak të kafkës së saj transparente dhe plot me lëngje, nëpërmjet të cilës ju mund të shihni sytë e tij.

Ai nuk i ka të njëjtë me gjallesat e tjera dhe ju mund të ngatërroheni. Mund të mendoni se sytë janë ato pikat e vogla të ndritshme, që janë në fytyrë, por gaboheni, sepse ato janë thjeshtë hunda e peshkut. Sytë e vërtetë janë dy tuba ngjyrë kafe në kokën e tij, që përfundojnë tek hemisferat jeshile.

pesce-testa-trasparente-macropinna-microstoma-2.jpg

Macropinna Microstoma, gjatësia e të cilit është rreth 15 cm, jeton në thellësitë e errëta të oqeanit, në mes të 600 dhe 800 metra nën nivelin e ujit.

Nuk noton si një peshk normal, por mbetet i palëvizshëm në ujë. Macropinna Microstoma u zbulua për herë të parë në vitin 1939, por vetëm në vitin 2004 është fotografuar për së gjalli, raporton “Shqip”. Shkoni poshtë për të parë video.

 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.43112015724182
array(1) { ["section"]=> string(73) "peshku-me-koken-transparente-ku-mund-te-shohesh-brenda-kafkes-video-38121" }