Nis seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Besim Trezhnjeva. Mësohet se gjyqatri do të hetohet pasi ILDKP ka konstatuar se Treshnjeva ka bërë deklarim të rremë. Treshnjeva ka fshehur pasurinë e tij prej 50 mijë eurosh.
Besim Trezhnjeva është gjyqtar pranë gjykatës së Apelit Durrës dhe kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Gjyqtari Besim Trezhnjeva do të mbrohet nga avokati Fatmir Brraka.
Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.
Kujtojmë se Treshjneva është i treti që kalon në sitën e Vettingut. Para tij ish-gjyqtari Fatos Lulo nuk mundi ta kalonte vettingun, ndërsa Vitore Tusha doli e pastër duke vazhduar detyrën e saj.