Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet britaniku

Publikuar tek: bota, më 23:36 05-04-2020 Pështyu qëllimisht mbi ushqime, arrestohet britaniku Foto ilustruese

Një 20-vjeçar është arrestuar pasi u akuzua për pështymje të qëllimshme në artikujt ushqimor në një shitore në Britani të Madhe, duke rrezikuar potencialisht shëndetin e blerësve të tjerë në mes të shpërthimit të koronavirusit, raportojnë mediat e huaja.

Burri hyri në një supermarket në Bridport rreth orës 14.00 të premten, i veshur me një maskë në fytyrë dhe dorëza.

Ai më pas hoqi maskën dhe lëpiu gishtat para se të hidhte pështymën e tij mbi artikujt ushqimorë.

Policia në Dorest tha se burri u arrestua dhe tani ai do të paraqitet para gjykatës Weymouth më 6 maj, duke lejuar masat bllokuese.

I dyshuari nuk kishte Covid-19 dhe nuk po shfaqte ndonjë simptomë, raportojnë mediat e huaja.

Britanikët po bëhen gjithnjë e më të irrituar me iniciativat karantine të qeverisë për të ndaluar përhapjen e COVID-19, pasi sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock ka paralajmëruar se vrapimi në na tyrë mund të ndalohet nëse qytetarët nuk iu përmbahet rregullave për distancë sociale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010026931762695
array(1) { ["section"]=> string(58) "peshtyu-qellimisht-mbi-ushqime-arrestohet-britaniku-201506" }