Pësoi dëmtime nga seria e tërmeteve, MANASTIRLIU raporton nga Spitali i Durrësit: Janë të riparueshme, pacientët me komplikacione janë dërguar në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:23 28-11-2019 Pësoi dëmtime nga seria e tërmeteve, MANASTIRLIU raporton nga Spitali i Durrësit: Janë të riparueshme, pacientët me komplikacione janë dërguar në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri me dije se pacientët që kanë shfaqur ndërlikime të shëndetit të tyre në Spitalin e Durrësit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe QSUT në kryeqytet.

Për mediat, ministrja saktësoi se dëmet e shkaktuara nga tërmetet e sotme janë të riparueshme duke u bazuar në konfirmimin e ekspertëve.

‘’Mbi 340 persona po marrin mjekime si dhe pacientët që po kryeinë terapitë e mjekimet e ndryshme. Kurse pacientët me komplikacione janë transferuar në Spitalin e Traumës dhe ‘Nënë Tereza’ dhe ekipi i mjekëve italianë. Dëmet e shkaktuara te spitali i Durrësit janë të riparueshme.

Sapo morëm vlerësimin nga ekspertët që nuk ka dëmtime strukturore të spitalit dhe puna do të vijojë normalisht, vetëm do të bëjmë një zhvendosje të hyrjes së urgjencës deri në riparimin e dëmeve”, tha Manastirliu në prononcimin e dhënë për mediat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033232927322388
array(1) { ["section"]=> string(156) "pesoi-demtime-nga-seria-e-termeteve-manastirliu-raporton-nga-spitali-i-durresit-jane-te-riparueshme-pacientet-me-komplikacione-jane-derguar-ne-tirane-187672" }