Pëson atak në zemër, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare aktori i njohur

Publikuar tek: bota, më 07:38 28-10-2019 Pëson atak në zemër, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare aktori i njohur

Aktori i Lion King, Andile Gumbi ka ndërruar jetë pasi pësoi një arrest kardiak. Sipas mediave të huaja aktori ndodhej në Izrael duke punuar me një muzikant në momentin që pësoi një sulm në zemër.

36-vjeçari, ishte në Izrael duke luajtur rolin e mbretit Nebu në "Daniel The Musical", në Teatrin e Jeruzalem.

Ekipi prodhues i “Daniel The Musical” konfirmoi lajmin në një deklaratë publike:

Me trishtim të thellë ne ndajmë lajmin që Andili ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Andile mori kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm.

Ne kërkojmë që familjes t’i jepet hapësirë ​​për tu pikëlluar dhe që privatësia e tyre të respektohet gjatë kësaj kohe të vështirë. Familja do të bëjë një deklaratë në kohën e duhur.

0e2f4346f0a4400791ff64388ad687fa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012901067733765
array(1) { ["section"]=> string(76) "peson-atak-ne-zemer-nderron-jete-ne-moshen-36-vjecare-aktori-i-njohur-183756" }