Pëson hemoragji cerebrale, avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 10-10-2019 Pëson hemoragji cerebrale, avokati Maks Haxhia shtrohet me urgjencë në spital

Avokati i njohur Maks Haxhia është shtruar me urgjencë në spital pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se avokati i mirënjohur është transportuar menjëherë në spitalin Amerikan 3, ku pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Haxhia vuan nga aneurizma, dobësimi dhe çarja e aortës së gjakut, një sëmundje e fshehtë që rrezikon të jetë fatale.

Avokati Maks Haxhia ka mbrojtur shumë personazhe të njohur të biznesit, politikës dhe jo vetëm, së fundmi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në gjyqin e Krimeve të Rënda, ku rezultoi i pafajshëm për dy akuza të rënda dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073280334472656
array(1) { ["section"]=> string(83) "peson-hemoragji-cerebrale-avokati-maks-haxhia-shtrohet-me-urgjence-ne-spital-181541" }