Peter Handke merr medaljen Nobel, ia dorëzon vetë Mbreti i Suedisë në një ceremoni të veçantë

Publikuar tek: bota, më 18:55 10-12-2019 Peter Handke merr medaljen Nobel, ia dorëzon vetë Mbreti i Suedisë në një ceremoni të veçantë Mbreti i Suedisë King Carl XVI Gustaf i dorëzon medaljen e Nobel shkrimtarit Peter Handke (Foto: Jonas Ekstromer/POOL/EPA)

Shkrimtarit austriak Peter Handke i është dorëzuar sot medalja e Çmimit Nobel në Letërsi nga vetë mbreti i Suedisë King Carl XVI Gustaf, në një ceremoni të veçantë në Stokholm.

Kosova, Shqipëria dhe pesë shtete të tjera bojkotuan ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Nobel, në shenjë proteste për vlerësimin me çmimin prestigjoz të shkrimtarit Handke, i cili është mohues i genocidit të Sllobodan Millosheviçit në Bosnje, Kosovë dhe Kroaci.

Zgjedhja e Akademisë suedeze është kritikuar ashpër edhe nga shumë intelektualë e shkrimtarë të njohur në mbarë botën. Handke ishte mik i kasapit të Ballkanit, Millosheviçit, dhe nuk ngurroi të fliste fjalë të ngrohta në fjalimin që mbajti gjatë ceremonisë së varrimit të tij në vitin 2006.

Teksa nobelistët mbërrinin një e nga një me limuzina në pallatin ku u mbajt ceremonia, qindra protestues qëndronin jashtë me pankarta, disa prej të cilave lexonin “Jo Nobel për lajme të rreme”, një referencë për komentet e Handke, i cili vinte në dyshim masakrën e 8,000 burrave dhe fëmijëve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri holandez: Shqipëria NUK është gati për NEGOCIATAT me BE, të nisin me Maqedoninë e Veriut
Disa të vdekur nga të shtënat me armë në New Jersey, mes tyre dhe një polic »
Article Logic
Execution time: 0.010247945785522
array(1) { ["section"]=> string(99) "peter-handke-merr-medaljen-nobel-ia-dorezon-vete-mbreti-i-suedise-ne-nje-ceremoni-te-vecante-189006" }