Peter Pacult largohet, Armando Cungu emërohet TRAJNER I RI i Kukësit

Publikuar tek: sport, më 17:10 14-07-2018 Peter Pacult largohet, Armando Cungu emërohet TRAJNER I RI i Kukësit Armando Cungu

Skuadra e Kukësit ditën e djeshme ka shkarkuar nga detyra trajnerin Peter Pacult dhe ditën e sotme vendin e tij do të marrë menjëherë tekniku Armando Cungu.

Lajmin e konfirmon faqja zyrtare e skuadrës verilindorëve në rrjetet sociale.

 Në orën 18:00 në kompleksin Pezë-Helmes, Cungu do të nisë nga puna me skuadrën e tij, ku si objektiv do të ketë të kalojë nënkampionët në raundin tjetër ndaj Vallettas, pasi në ndeshjen e parë në Shkodër u ndanë me një barazim pa gola.

"Në orë 18:00, në kompleksin në Pezë- Helmes, nis punën në drejtimin e pankinës së FK Kukësit trajnieri, Armando Cungu. Cungu, zëvëndëson ish-trajneirin Pacult, të cilit klubi i Kukësit nuk i rinovoi kontratën.

 Cungu rikthehen tek Kukësi pas 6 vitesh pasi më parë, në edicionin 2012-2013 nën drejtimin e tij Kukësi u shpall nënkampion i Shqipërisë, duke e e cuar skuadrën deri në turin e katërt të Europa League.

Sfida e parë e trajnierit Cungu, është kalimi i turit të Champions League, ditën e martë në Valletta të Maltës.FK Kukësi i uron suksese ne këte sfidë"!

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031325101852417
array(1) { ["section"]=> string(74) "peter-pacult-largohet-armando-cungu-emerohet-trajner-i-ri-i-kukesit-127888" }