Petrit Lekaj pranoi vrasjen e së bijës në Australi, përlot gruaja: I humba të dy

Publikuar tek: aktualitet, më 07:50 20-08-2019 Petrit Lekaj pranoi vrasjen e së bijës në Australi, përlot gruaja: I humba të dy

Petrit Lekaj, babai i të ndjerës Sabrina Lekaj ka pranuar vrasjen e vajzës rreth një muaj më parë në Adelaide të Australisë.

49-vjeçari ka dalë para gjykatës dhe ka pranuar se ka ekzekutuar ai mizorisht vajzën e tij 20-vjeçare pasi kishte shkuar vonë në shtëpi.

Ndërkohë, nëna e Sabrinës ka rrëfyer për mediat austriake se Petriti nuk ka qenë kurrë i dhunshëm dhe se tashmë ajo i ka humbur të dy.

“Ai nuk është treguar kurrë i dhunshëm me mua apo me ndonjë person tjetër të familjes. Është shumë më e lehtë nëse e di se dikush ka qenë personi i keq dhe një tjetër është viktima, pasi e di se për kë duhet të qash. Por në të vërtetë kur nuk e di historinë, ndjen për të dy. Ndjej natyrisht që vajza ime është vajza ime dhe dhimbja nuk do të largohet kurrë. Është sikur duhet të mësoj te jetoj me këtë, por tani i kemi humbur të dy”- tha ajo.

Kujtojmë se 20 vjeçarja u gjet e vdekur në një makinë afër shtëpisë së familjes në periferi të Kidman Park, ndërsa në sediljen tjetër ishte ulur dhe babai i saj, Petrit Lekaj, i cili ishte po ashtu i plagosur dhe me dëmtime të rënda në pjesën e barkut.

af4e5da06bd3ac74d67cc5332f081a6c_L.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019772052764893
array(1) { ["section"]=> string(85) "petrit-lekaj-pranoi-vrasjen-e-se-bijes-ne-australi-perlot-gruaja-i-humba-te-dy-175840" }