Petrit Malaj, rektori i Universitetit të Arteve, kandidon përballë shkrimtares Elvira Dones. Ai ka paraqitur platformën e tij sot, në ditën e fundit të afatit për drejtor të RTSH-së. Malaj ka pohuar për mediet kandidimin e tij.
Më herët në mëngjes Elvira Dones, e komentuar ditët e fundit si drejtoresha e re e Radio Televizionit Shqiptar, ka dorëzuar platformën e saj për dëgjesë para Këshillit Drejtues. Shkrimtarja shqiptare është kandidatura kryesore për postin e drejtorit të Përgjithshëm.
Dones është edhe kandidatura e parapëlqyer e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka shfaqur hapur pëlqimin për të në postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së.
Malaj ka qenë edhe Zv/Kryetar I Këshillit Drejtues të RTSH-së në vitin 2003 si dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranes. Në 2008 u zgjodh Rektor i Akademisë së Arteve të Bukura.
Elvira Dones është shkrimtarja e romaneve ‘’Hana’’, ‘’Luftë e vogël e përkorë’’, ‘’Më pas heshtja’’, ‘’I love Tom Hanks’’, ‘’Ditë e bardhë e fyer’’, ‘’Yjet nuk vishen kështu’’, ‘’Lule të gabuara’’ etj. Ajo është autore edhe e një serie dokumentaresh televizivë për trafikun njerëzor në dy anët e Adriatikut. Sot është afati i fundit i dorëzimit të platformave të kandidatëve për drejtorë në RTSH.Dones është autore edhe e një serie dokumentaresh televizivë për trafikun njerëzor në dy anët e Adriatikut. Sot është afati i fundit i dorëzimit të platformave të kandidatëve për drejtorë në RTSH.
Malaj ka luajtur në shumë filma si: " Qortimet e vjeshtës ", " Besa e kuqe ", " Nëntori i dytë ", " Vendimi ", " Gjurmë në dëborë ", " Dasma e shtyrë ", " Kur hapen dyert e jetës ", " Balada e Kurbinit ", " Skënderbeu ", " Kolonel Bunker ", " Lule të kuqe, lule të zeza ", " Lindje, perëndim, lindje ", etj.