Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili është betuar sot para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Ndërkohë vetëm një ditë më parë Kuvendi miratoi me 76 vota pro, dekretin e Presidentit që emëron Petrit Vasilin në postin e ministrit të ri të Drejtësisë
Vasili zëvendëson në këtë post ish-ministrin, Ylli Manjani, i liruar nga detyra 4 ditë më parë.
Ministri është shoqëruar në Presidencë nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi.